Kalo te përmbajtja
Të fundit

Vitia: Kemi presion të madh nga OShP dhe prokuroria për nënshkrimin e tenderit me insulina

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Vitia: Kemi presion të madh nga OShP dhe prokuroria për nënshkrimin e tenderit me insulina

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot se po ballafaqohen me presion të madh nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) dhe Prokuroria e Shtetit për nënshkrimin e tenderit me insulina, pa autorizim marketingu.

Vitia në konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës është shprehur se përkundër kësaj nuk do të marrin vendime të jashtëligjshme për të rrezikuar shëndetin publik.

Madje, ai ka shprehur dyshime të mëdha për motivet e këtij tenderi, me ç’rast ka përmendur edhe mafian farmaceutike.

Vitia: Kemi presion të madh nga OShP dhe prokuroria për nënshkrimin e tenderit me insulina | ATV