Sulmuesi suedez i Sporting Lisbonës, Viktor Gyökeres, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Gerard Müller Trophy”, që i jepet golashënuesit më të mirë në botë gjatë ceremonisë së Ballon d’Or 2025.
Gyökeres e fitoi këtë trofe pas një sezoni spektakolar me klubin portugez, ku shënoi plot 54 gola në 52 ndeshje, duke u bërë një prej sulmuesve më të frikshëm dhe më produktivë në futbollin evropian.
Në momentin e marrjes së çmimit, 27-vjeçari u shpreh se ky ishte një shpërblim i madh për punën dhe përkushtimin e tij, duke falënderuar Sportingun, shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.
Ky sukses e vendos Gyökeres në elitën e futbollit botëror, duke e radhitur përkrah emrave të mëdhenj që kanë fituar më herët këtë trofe, dhe konfirmon statusin e tij si një prej sulmuesve më të rrezikshëm të gjeneratës aktuale.