Sot (e enjte) në program janë gjashtë ndeshje të fazës së 1/16-tës së Kupës së Kosovës në futboll.
Kjo fazë nisi të mërkurën me zhvillimin e nëntë përballjeve, ku nuk pati ndonjë befasi, pasi të gjitha skuadrat favorite siguruan kalimin në raundin tjetër.
Ekipet e Superligës – Drita, Ballkani, Gjilani, Llapi, Dukagjini, Malisheva, Prishtina e Re, Drenica dhe Ferizaj – kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-tës, duke eliminuar kundërshtarët e tyre nga Liga e Parë.
Ndërsa sot ndeshjet paraqiten më të larmishme: Prishtina pret Top Futbollin nga Liga e Dytë, ndërsa çiftet tjera janë kryesisht ekipe të Ligës së Parë.
Për një vend në 1/8-tën sot do të luftojnë: Liria – Suhareka, Flamurtari – Vushtrria, 2 Korriku – Dinamo, KEK-u – Vëllaznimi dhe Istogu – Feronikeli ’74.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme nisin nga ora 12:30, ndërsa të premten zhvillohet vetëm ndeshja e fundit e këtij raundi: Kika – Trepça ’89.
Çiftet e sotme në Kupën e Kosovës:
• 2 Korriku – Dinamo
• Flamurtari – Vushtrria
• Istogu 03 – Feronikeli ‘74
• Top Football – Prishtina
• KEK-u – Vëllaznimi
• Liria – Suhareka. /ATVLIVE.TV







