Kalo te përmbajtja
Të fundit

Arrestohen 3 zyrtarë të gjykatave dhe një avokat, dyshohen për korrupsion dhe ushtrim ndikimi

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Arrestohen 3 zyrtarë të gjykatave dhe një avokat, dyshohen për korrupsion dhe ushtrim ndikimi

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona, mes tyre 3 zyrtarë të gjykatave dhe një avokat, nën dyshimet për përfshirje në vepra penale të korrupsionit.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar sot një operacion në 2 lokacione në rajonin e Ferizajt.

Reklamë

Operacioni, i cili ka nisur rreth orës 08:50, është realizuar në bazë të urdhrit për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe pas hetimeve të zhvilluara për një kohë të gjatë.

Të arrestuarit, 3 zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Bashkëkryerja”.

Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar ndikim në afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje të punësimit.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 4 telefona celularë, 2 shtëpiza kompjuterësh dhe dokumentacion relevant për hetimet.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar për 48 orë.

Reklamë