Kalo te përmbajtja
Të fundit

Vetëplagoset një person në Rakaj të Ferizajt

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Vetëplagoset një person në Rakaj të Ferizajt

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit të hënën mbrëma në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi mjekët kanë konstatuar se kishte disa plagë nga arma e zjarrit, me dyshimin se ishte vetëplagosur.

Reklamë

Me vendim të prokurorit, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, por nuk ka gjetur ndonjë gjë të dyshimtë.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarë.

Rasti është duke u hetuar.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’