Kalo te përmbajtja
Të fundit

Bajrami kërkon përgjegjësi për mospërfundimin e rrugës Prishtinë-Podujevë: Kurti e ka premtuar për vitin 2022

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Bajrami kërkon përgjegjësi për mospërfundimin e rrugës Prishtinë-Podujevë: Kurti e ka premtuar për vitin 2022

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar përgjegjësi që ende nuk ka përfunduar rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bajrami ka rikthyer premtimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që kishte thënë se kjo rrugë do të përfundonte në vitin 2022.

Reklamë

Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë euro, Bajrami i ka konsideruar të humbura.

“Më 2 nëntor 2021, Albin Kurti premtoi se rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundonte në vitin 2022. Sot, gati pas pesë vitesh rruga ende nuk ka përfundu. Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë Euro buxhet të humbura pa lënë asnjë shënjë në këtë vend. Përgjegjësi”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’