Vetëm 6% e të rinjve mendojnë se gratë duhet t’u nënshtrohen anëtarëve meshkuj të familjes

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT) ka mbajtur konferencën “Maskuliniteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi (Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore)”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës, raporton EO.

Kadri Gashi drejtor i SIT, tha se është e nevojshme që të angazhohen dhe të vetëdijesohen burrat dhe djemtë për të parandaluar dhunën në bazë gjinore.

“Krahas kësaj ngjarje po e lansojmë një studim të radhës që ka të bëjë me ‘Dhuna me bazë gjinore përmes këndvështrimit të gjeneratës Z’. E kemi sjellë një perspektivë më ndryshe nga ajo që deri më tani jemi mësuar”.

“Siç jeni në dijeni, nevoja për të angazhuar burra dhe djem në përpjekjet për të parandaluar dhunën, njëkohësisht edhe duke promovuar edhe barazinë gjinore. Pa dallim identiteti gjinor, seksualiteti, profesionit dhe prejardhjes kemi një rol të rëndësishme të një krijimi të një bote të drejt gjinore”, ka thënë ai.

Elma Berisha, e cila prezantoi të gjeturat e hulumtimit “Dhuna me bazë gjinore përmes këndvështrimit të gjeneratës Z”, tha se ky hulumtim ka përdorur një mostër prej mbi 100 të rinjsh të kualifikuar si Gjenerata Z (Gen Z), që në këtë studim përkufizohet si persona të moshës nga 15 deri në 27 vjeç.

Berisha ka thënë se në këtë hulumtim kanë vërejtur se të rinjtë kanë pak njohuri se çka është dhuna në baza gjinore.

Ajo ka theksuar se nga të gjeturat e raportit del se sjella kontrolluese mashkullore ndaj partneres femër, dështon me u pa si dhunë me bazë gjinore dhe një numër i madh i mostrës mendoj se është në rregull që të kufizohet liria e saj e shprehjes.

Por sipas saj, gjenerata e re e nuk e përkrah një sjelle të tillë, por që thjeshtë është një mungesë e njohurive teknike.

Ajo ka thënë se vetëm 6% e të rinjve mendojnë se ‘Gratë duhet t’u nënshtrohen anëtarëve meshkuj të familjes në të gjitha aspektet e jetës së tyre’.

Berisha theksoi se një gjetje pozitive ka të bëjë që gratë e përjetojnë dhunë se ato vishen në mënyrë provokative, sipas saj, të rinjtë nuk mendoj që veshja duhet të jetë justifikim për dhunën ndaj grave.

“Ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi, e njohuria se çka është dhuna me bazë gjinore? Çka konsiderohet dhunë ndaj grave? A e din gjenerata e reja në Kosovë se çka është dhuna me bazë gjinore? Fatkeqësisht të dhënta tregojnë se nuk e din edhe nuk janë në vijë me përdorimit e definicionit. Kjo mund të shpjegimet se fakti se dhuna me bazë gjinore deri vonë është paraparë si dhunë fizike. Këtu kemi artikuj që kanë të bëjnë direkt me dhunë fizike, si për shembull burri e godet gruan që të lëndoj apo frikësoj. Kemi 44 për qind të mostrës se kjo sjelle asnjë herë nuk është dhunë”.

“Kemi edhe një gjetje shumë të qartë se sjella kontrolluese mashkullore ndaj partneres femër, dështon me u pa si dhunë me bazë gjinore dhe një numër i madh i mostrës mendoj se është në rregull që të kufizohet ferma, liria e saj e shprehjes, qoftë në përdorimin e mjeteve të ndryshme teknologjike, qoftë në takime shoqërore e familjare. Ngacmimi i partneres në mënyra të ndryshme, bërja e saj për tu ndier keq gjitha këto fatkeqësisht dështojnë që të shihen si forma të dhunës në baza gjinore. Këto përqindje janë shumë të larat e alarmuese. Një gjetje pozitive është që nuk janë qëndrime vlerësueses, nuk është se kjo gjenerata e re e përkrah një sjelle të tillë, thjeshte është një mungesë e njohurive teknike”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA