Kalo te përmbajtja
Të fundit

Veliaj kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbyllet pa vendim seanca në Kushtetuese

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Veliaj kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbyllet pa vendim seanca në Kushtetuese

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkoi shfuqizim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’ në Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel raporton se seanca në Kushtetuese ka përfunduar, por sot nuk ka një vendimmarrje nga gjykata.

Reklamë

Gjykimi u bë me prova shkresore, pra ishin vetëm gjykatësit, pa prezencën e vetë kryebashkiakut apo SPAK.

Më herët të dyja palët kanë depozituar prapësimet e tyre, Veliaj përmes avokatit ku argumenton se përse duhet shfuqizuar masa dhe SPAK ka depozituar qëndrimet e vetë.

Reklamë

Veliaj kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbyllet pa vendim seanca në Kushtetuese | ATV