Varrezat e martirëve në Fushë Kosovë në gjendje jo të mirë, Komuna nuk ka projekt për rregullimin e tyre

Sa herë që viziton varret e 16 familjarëve, të masakruar gjatë luftës, dhimbja vetëm i shtohet.

Mërzia bëhet edhe më e rëndë për Erolind Mirenën, kur sheh gjendjen e varrezave të martirëve dhe dëshmorëve, të cilat komuna e FushëKosovës, sipas tij, i la në harresë.

“25 vjet pas luftës këto varreza nuk mirëmbahen, ka shumë vërshime të shpeshta edhe varrezat po shemben nga uji. Na i pastrojmë vetë si familje. Jemi të dëshpërum nga ana komunale se nuk ka ndonjë përkujdesje të varrezave që prej kohës kur u ndërtuan”, tha Erolind Mirena, familjar.

Në këtë gjendje varrezat do t’i zë edhe 25 vjetori, më 27 mars, ngase komuna nuk e ka në plan rregullimin e tyre.

“Të planifikuara mjete për gjashtë mujorin e parëtë këtij viti nuk e kemi, për renovimin e varrezave, por ne pjesën e dytë të vitit do të jenë tëplanifikuara, dhe do të fillojnë punimet”, u shpreh Ali Topalli, drejtor i DKRS në Komunën e Fushë Kosovës.

Por, sipas opozitës, komuna nuk ka investuar asnjëherëaty, madje as në raste festash.

“Lëre që nuk ka projekt me u ndërtua, ose me u investua në atë pjesë, por këta nuk marrin mundin me i zëvendësua edhe flamujt kur janë festat”, tha Durim Hajra, asamblist i LV-së.

Për herë të fundit këto varreza u rregulluan një dekadë më parë.

Por as në atë kohë projektimi nuk u bë siç duhet.

Varrezat kanë mbetur në gjendje më të rëndë, ato nuk janë punua sipas planit dhe projektit që u parapa. Kam qenë vetë në komision një kohë bukur të gjatë, nuk e kam nënshkruar atë projekt. Por ekam nënshkruar për me e mbyllë si projekt”, deklaroi Ahmet Grajqevci, ish-anëtar i Komisionit.

Vlerësohet se për shkak të punimeve dhe projektit tëdobët, sa herë ka reshje të dendura të shiut, varrezat përmbyten.

I gjithë projekti në atë kohë i kishte kushtuar komunës rreth 200 mijë euro./atvlive.tv/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA