Kosova tashmë është bërë vendi ku shumë të huaj po e gjejnë veten për të jetuar e punuar, një gjë të tillë e bëri edhe Onur Firinciogullari, i cili në Kosovë, nga Turqia erdhi vetëm për pushime dhe që nga atëherë vendosi të jetojë këtu.
Larg familjes dhe miqve të tij, Onuri, i cili është floktar me profesion, përmes intervistës për STUDIO A në ATV, ka rrëfyer për jetën e tij në Kosovë.
“Kemi ardhur me blogun për pushim, na ka pëlqy vendi, kemi bërë biznes këtu. Pa plan kemi ardhur, nuk kemi menduar kaq gjatë me qëndrua”, tregon Onuri.
Ai tha se mikpritja ka qenë shumë e mirë që nga dita e parë, ndërsa problemin e vetëm e kishin me gjuhën.
Intervistën e plotë të Onurit dhënë për ATV-në mund ta gjeni në videon më poshtë: