Tre qytetarëve në Prishtinë u “mbesin në duar” dy euro false, ja si veprojnë

Tre qytetarë në Prishtinë e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës pasi u janë deponuar monedha të falsifikuara.

Në tre rastet policia ka hapur raste për hetim.

Sipas njoftimit të policisë, një person ka raportuar se monedhat e falsifikuara i janë mbledhur që prej shtatorit të këtij viti e deri më 11 dhjetor.

“Më 14.12.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartcekur janë pranuar kartëmonedha dhe monedha metalike të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Një grua, e cila po ashtu e ka lajmëruar policinë për para të falsifikuara të cilat i ka pranuar, ka thënë se monedhat i janë mbledhur që nga muaji korrik.

“Më 14.12.2023 një femër kosovare ka raportuar së gjatë intervaleve kohore të lartcekura (korrik-dhjetor), janë pranuar disa monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, rasti i tretë është raportimi i një qytetari tjetër në Prishtinë që ka thënë se ka pranuar nga persona të panjohur monedha metale të dyshuara si false.

“Paratë janë sekuestruar. Rasti në procedurë hetimore”, tha policia lidhur me këtë rast.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA