spot_imgspot_img
spot_img

Transferimi i Lucas Vázquez: Leverkusen zyrtarizon blerjen e sezonit

Ekipi gjerman Bayer Leverkusen ka konfirmuar nënshkrimin me anësorin spanjoll Lucas Vázquez, i cili ka firmosur për dy sezonet e ardhshme.

Nga Real Madridi 33-vjeçari u largua në korrik të këtij viti, me përfundimin e kontratës pas Kupës së Botës për Klube dhe Vázquez zgjodhi Leverkusenin përpara ofertave të tjera, përfshirë ato nga Arabia Saudite.

Transferimi i tij vjen në një periudhë ndryshimesh te skuadra gjermane, që po ristrukturohet pas largimit të trajnerit Xabi Alonso drejt Real Madridit dhe shitjes së mbrojtësit Jonathan Clauss te Nice për shkak të çështjeve financiare.

Spanjolli sjell përvojë të jashtëzakonshme, me një dekadë te ekipi i parë i Real Madridit dhe një sezon huazimi te Espanyol në 2014–15. Ai ka zhvilluar 310 ndeshje në La Liga ku ka shënuar 29 gola dhe numëron 77 paraqitje në Ligën e Kampionëve, me katër gola të shënuar.

Në koleksionin e trofeve përfshihen pesë Kupa të Evropës, katër tituj të La Ligës, një Copa del Rey, katër Kupa të Botës për Klube së bashku me Superkupa vendore dhe ndërkombëtare.

Leverkusen ka larguar 17 lojtarë këtë verë dhe po ndërton një ekip të ri të fokusuar në talentet e reja, shumica nën 25 vjeç, por përvoja dhe fleksibiliteti i Vázquez pritet të jenë të rëndësishme në objektivat e klubit në Bundesligë dhe arenën evropiane./ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA