spot_imgspot_img
spot_img

TRAJNERI I LILLE HESHT PËR FATIN E EDON ZHEGROVËS, PRESIDENTI SHPRESON PËR QËNDRIMIN E TIJ

Në një konferencë për shtyp pas triumfit të rëndësishëm ndaj Monacos, trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka folur në detaje për të ardhmen e sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova, duke ngjallur diskutime të reja rreth fatit të lojtarit në klubin francez.

E ardhmja e Zhegrovës ka qenë një nga temat më të përfolura gjatë këtij afati kalimtar veror. Në media dhe mes tifozëve, ka pasur shumë spekulime për vazhdimësinë e tij tek Lille apo një largim të mundshëm drejt një klubi tjetër me ambicie të mëdha. Emri i tij është përfolur si një ndër objektivat kryesorë të disa skuadrave evropiane.

Një interes konkret për 26-vjeçarin dardan është shfaqur nga kampioni italian, Juventusi. Sipas burimeve të besueshme, “Zonja e Vjetër” ishte shumë pranë një marrëveshjeje për ta sjellë Zhegrovën në Serie A, duke besuar se sulmuesi i talentuar mund të bëhej një përforcim i vlefshëm për repartin ofensiv të ekipit. Megjithatë, negociatat duket se nuk përfunduan me sukses.

Në anën tjetër, presidenti i Lille, Olivier Letang, ka qenë i qartë dhe i prerë në deklaratat e tij për shtyp, duke konfirmuar se deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje zyrtare me Juventusin apo ndonjë klub tjetër për transferimin e lojtarit. Ai gjithashtu ka shprehur besimin se Zhegrova do të mbetet pjesë e skuadrës së Lille për të paktën edhe këtë sezon, duke theksuar rëndësinë e tij në projektin afatgjatë të klubit.

Megjithatë, trajneri Bruno Genesio duket se ka një qasje më të kujdesshme dhe më pak të sigurt për të ardhmen e sulmuesit. Në një deklaratë pas ndeshjes, ai shpjegoi se situata është ende e paqartë dhe se nuk mund të garantojë se Zhegrova do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

“Ai është aktualisht me ne dhe po punon për të ardhmen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët në vijim. Edoni ka nevojë për kohë për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë, pasi ka pasur një periudhë të gjatë mungesë për shkak të dëmtimeve,” tha Genesio

Trajneri gjithashtu zbuloi se sulmuesi ka përjetuar një lodhje të lehtë muskulore që u aktivizua pak para ndeshjes, duke ndikuar në performancën dhe minutat e tij në fushë.
Në vijim, Lille do të ndeshet në transfertë me Lorient dhe të gjithë do të jenë me vëmendje për të parë nëse Edon Zhegrova do të marrë minuta të rëndësishme për të treguar vlerat e tij dhe për të bindur stafin teknik për një rol më të madh në skuadër.

Sezonin e kaluar 26 vjeçari ka luajtur në 21 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola e ka kontribuar në dy të tjerë. Por, që nga 14 dhjetori 2024 ai nuk ka shkelur në fushën e gjelbër për shkak të lëndimit. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA