Tahiri: Skandaloz, mesazhi i kryeministrit për bandat kriminale në veri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e konsideron të papranueshme qasjen e kryeministrit ndaj ndërkombëtarëve. Sipas tij, Albin Kurti po i sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çështje të sigurisë, pikërisht siç tha ai, aty ku Kosova ka ndjeshmërinë më të madhe. Më tej, Tahiri e ka quajtur skandaloze edhe mesazhin e shefit të ekzekutivit për bandat kriminale në veri.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri tha se tash e sa ditë Kosova është në ballinat të gazetave ndërkombëtare për eskalim të situatës.

“Ku e merr guximin kryeministri i Kosovës me quajt naiv-politikën e jashtme të presidentit Biden?. Ky na përfaqëson të gjithëve, ky është kryeministri i vendit, nuk është thjesht Albin Kurti i opozitës. Prandaj, është e papranueshme more, është e papranueshme sot me pas vendin tonë, Republikën e Kosovës, tash në këto momente kur po flasim i ki lajmet e fundit në FOX Neës, dje i ke pas në CNN për dëmtimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pse? Sepse Kosova po i sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çështje të sigurisë, aty ku është më e ndjeshmja”, ka deklaruar Tahiri, raporton KP.

Në seancë plenare, Tahiri ka shtuar se penalizimi i Kosovës për pjesëmarrje në “Defender Europe 23”, është e papranueshme.

Tutje, Tahiri ka theksuar se kryeministri po i përmend me emra bandat kriminale, por të njëjtit nuk janë në burg.

“Me dëgjua kryeministrin e Kosovës kur flet për bandat kriminale, që janë në veri, vazhdojnë me qenë në veri dhe nuk guxon të marrë asnjë veprim ndaj tyre, çfarë mesazhi është për ta? Me ju thënë që ne e dimë se kush jeni, por thjesht nuk guxojmë të marrim asnjë veprim. Kjo është e tmerrshme, kjo është skandaloze. Kjo e tregon logjikën e të dobëtit, nuk duhet me ra në kësi pozite kryeministri, kur e dinë kush janë ata që po i bëjnë sulmet, ku e dinë se kush janë ata që po e sulmojnë KFOR-in, Policinë e Kosovës, kryetarët e komunave dhe thjesht ua përmend emrat, këtu përfundon krejt angazhimi i kryeministrit. Kjo është e papranueshme”, ka shtuar shefi i GP-së të PDK-së.

Sipas tij, kryeministri së bashku me agjencitë ligj-zbatuese duhet të ndërmarrë hapa për njerëzit që janë, duke e cenuar rendin dhe ligjin në veri.

“Ne nuk mund ta reduktojmë sovranitetin tonë si shtet në oborret atyre katër komunave. Sovranitetin e kemi, atëherë kur realisht e çliron prej bandave. Atëherë kur realisht kryetari i komunës arrin të shkojë i papenguar në komunë edhe kur qytetari shkon të kërkojë shërbime në Kuvendin Komunal i papenguar. Kjo mënyrë është e gabuar, është e dëmshme dhe e çon një sinjal shumë të dëmshëm dhe shumë të rrezikshëm për vendin tonë”, ka shtuar ai në debatin parlamentar për situatën në veri.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shtuar se nuk mund të ketë normalitet në parlamentar, derisa të ketë sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Seancën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA