​Tahiri: Shteti në bllokadë me mbajtjen e pozitave të rëndësishme me ushtrues detyre

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se vendimet që i marrin personat zyrtarë që janë me pozitë ushtrues detyre mund të kontestohen nga institucionet juridike dhe të konsiderohen antiligjore, sipas Ligjit Për Zyrtarët Publik

Në një konferencë për media, Tahiri ka theksuar se urgjentisht duhet interpretim nga ministria e linjës, pra Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përndryshe, sipas tij shteti bie në bllokadë.

Sipas tij, kohëzgjatjen e funksionit e kufizon ligji, rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me akt nënligjor, siç është vendimi për zgjatje mandati, përtej atij që është shprehimisht i përcaktuar në ligj.

Andaj, sipas deputetit Tahiri të gjitha vendimet që nënshkruhen nga ushtruesit e detyrës të cilët janë në funksion mbi një vit, mund të konsiderohen në kundërshtim me ligjin dhe mund të mos prodhojnë asnjë efekt juridik ndaj palëve.

“Çka duhet të din sot qytetari i Kosovës, se kjo Qeveri për një kohë të gjatë vazhdon ta udhëheq shtetin me ushtrues detyrës. Të tri institucionet kryesore të vendit, Kuvendi, Presidenca, Kryeministria udhëhiqet me ushtrues detyrës. Kur themi në qeveri, pesë dikateret kryesore të ekonomisë janë me ushtrues të detyrës, në kryeministri është ushtrues i detyrës sekretari. Në Ministri të Financave kemi ushtrues të detyrës. Po ashtu në Ministrinë e Ekonomisë kemi ushtrues të detyrës, në Ministri të Infrastrukturës, kemi ushtrues të detyrës dhe në ministri të Ambientit kemi ushtrues të detyrës. Pra, të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me ekonominë, me financat, udhëhiqen me ushtrues të detyrës. Ajo që mund të them është zgjatja e funksionit është e kufizuar me këtë ligj dhe rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me një akt ligjor siç është vendimi të zgjatet mandatit për tej atij i cili është përcaktuar me ligj”, tha ai.

Tahiri shtoi se kjo praktikë e kësaj qeverie në këtë mandat tre vjet e gjysmë është duke shkatërruar shërbimin civil, duke politizuar dhe duke bërë dëm të madh në administratën shtetërore.

“Unë nuk kam asgjë kundër emrave të përvitshëm që janë nëpër ministri, të cilët bartin funksione të ushtruesit të detyrës. Por, kjo praktikë në këtë mandat tre vjet e gjysmë është duke shkatërruar shërbimin civil, duke partizuar, duke politizuar dhe duke bërë dëm skajshmërisht të madh në administratën shtetërore dhe duke e vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e akteve që nënshkruhen nga këta ushtrues detyre”, theksoi ai.

Sipas tij, ka kërkuar që deri të hënën ministria e linjës, në këtë rast MPB-ja duhet ta jap një opinion ligjor që shtetit të mos bllokohet dhe të mos mbesin pa paga 80 mijë shërbyes civil të administratës së shtetit. /kp

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA