Sylejman Selimi vazhdon dëshminë në Hagë

Përatiti: Benita Zeneli

Gjatë të martës ka vazhduar dëshminë e tij, Sylejman Selimi në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve.

Në deklarimin e tij, Selimi pohoi se deri në pranverë të vitit 1998 nuk kishte nivele komanduese në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai gjithashtu është pyetur edhe për grupin e quajtur grupi i Prekazit, në të cilin ishte i përfshirë edhe vetë Selimi e që tha se grupi kryesohej nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Hamëz Jashari dhe disa të tjerë.

“Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku, Zenun Kodra”, ka deklaruar Selimi.

Ndërkaq deklaroi se nuk e ka ditur që Azem Syla ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Unë nuk kam koment. Nuk e di. Jo vetëm unë por edhe shumë komandantë të zonave që në takimin që e kemi pasur, që Azem Syla është komandant i përgjithshëm”, ka deklaruar Selimi.

Më pas, Selimit iu prezantua një dokument i një takimi që supozohet që është mbajtur më 6 shkurt 1999.

Mbrojtësi i Hashim Thaçit tha se dokumenti thoshte që personi me emrin Syla kishte thënë se emërimet që janë bërë nga Shtabi i Përgjithshëm janë shqetësuese sidomos për emërimin e Sokol Bashotës dhe Jakup Krasniqit si zëvëndëskomandantë.

“E para, e kam pasur edhe emrin edhe pseudonimin. Megjithatë, unë këtë shkrim dhe këtë takim nuk e di se kur është mbajtur dhe si është mbajtur. Nuk më kujtohet”, ka deklaruar Selimi.

Dëshmitari Selimi mohoi se ka pasur brigadë me emrin “Hasan Prishtina” në Drenicë. Ndërsa, kur u pyet nëse LDK-ja ka pasur ndonjë problem në këtë zonë me UÇK-në, dëshmitari tha se nuk i kujtohet.

Ndërkohë në sallën e gjyqit të katër të akuzuarit ishin prezent të cilën e konfirmoi edhe Gjykatësi Smith.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA