Java e 10-të në Superligën e Kosovës vazhdon edhe sot.
Dy ndeshje do të luhen në të njëjtën kohë.
Kampionia në fuqi, Drita, do të presë skuadrën e Ferizajit, në stadiumin me bari artificial të Gjilanit. Gjyqtar kryesor i këtij takimi është Genc Nuza.
Ndërsa një tjetër përballje interesante do të zhvillohet mes Llapit dhe Drenicës, me të dyja skuadrat që synojnë fitoren. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Visar Kastrati.
Të dy takimet do të fillojnë në orën 13:00.







