Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK (Korporata Energjetike e Kosovës) sot do të zhvillojë një protestë.
Protesta pritet të nis në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar përpara zyrave të KEK-ut dhe objektit të Qeverisë.
Kjo protestë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:00.
Kujtojmë se para disa ditësh të njëjtit kanë protestuar për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.