Kalo te përmbajtja
Të fundit

Sot i jepet lamtumira e fundit 4-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në kanalin e Ibër-Lepencit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Sot i jepet lamtumira e fundit 4-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në kanalin e Ibër-Lepencit

Sot në varrezat e fshatit Akrashticë të Vushtrrisë, familjarë, miq e të afërm do të mblidhen, për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushit ,Ylli Mehana, i cili humbi jetën tragjikisht, pasi ra në kanalin e Ibër-Lepencit.

Sipas njoftimit mortor, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 18:00.

Trupi i pajetë i 4-vjeçarit është gjetur dje pas disa orësh kërkime.

ATV-ja ka mësuar që 4-vjeçari kishte rënë në kanalin e Ibrit, derisa po kujdesej për bagëtitë së bashku me një familjar të moshës 12-vjeçare.

Sot i jepet lamtumira e fundit 4-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në kanalin e Ibër-Lepencit | ATV