Kalo te përmbajtja
Të fundit

Situatë e qetë në veri, numri i protestuesve simbolik

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Situatë e qetë në veri, numri i protestuesve simbolik

Në tri komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ku serbët po protestojnë kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, nata kaloi e qetë.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale.

Reklamë

Në Zveçan, një grup i vogël protestuesish qëndruan gjatë tërë natës afër objektit komunal.

Në momentin kur po raportojmë, situata e përgjithshme në këto komuna paraqitet e qetë. Ndërsa, numri i protestuesve është simbolik.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në veri. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave./KP

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Situatë e qetë në veri, numri i protestuesve simbolik | ATV