Kalo te përmbajtja
Të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, sipas raportit 24 orësh.

Në Prishtinë, një burrë ka raportuar se ish bashkëshortja e tij po i keqtrajton fëmijët, që janë nën kujdestarinë e saj.
“DHUNË NË FAMILJE-Prishtinë 25.05.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se kishte pasur mosmarrëveshje me ish bashkëshorten e tij, rreth kujdestarisë së fëmijëve. Sipas ankuesit fëmijët janë duke u keqtrajtuar nga e dyshuara, e cila i ka nën kujdestari. Ankuesi po ashtu kishte pranuar në telefon edhe mesazhe kërcënues nga e dyshuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.”

Reklamë

Ndërsa në Drenas, një shtetase e Shqipërisë ka deklaruar se është rrahur nga burri i saj.

“Gllogoc 25.05.2024 – 17:30. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është rrahur nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Në Podujevë, një grua ka raportuar për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj.

“Podujevë 25.05.2024-19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Rasti tjetër është në Ferizaj, ku nëna dyshohet se e ka goditur me mjet të fortë vajzën e saj të mitur.

“DHUNË NË FAMILJE- Ferizaj 25.05.2024 – 19:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare me një mjet të fortë, ka goditur vajzën e sajë të mitur. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar lirohet në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në Pejë, nëna ka raportuar se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike.

“DHUNË NË FAMILJE- Pejë 25.05.2024 – 13:00. Ankuesja femër kosovare, raporton se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës. Raportohet se i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.”

Vëllai vëllain e ka rrahur në Gjakovë. Më pas ka ndërhyrë nëna.

“DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.”

Në Mitrovicë të Veriut, një burrë dyshohet se e ka goditur me dorë vajzën e tij 3 vjecare.

“SULM- Mitrovicë veri 25.05.2024 – 20:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur me dorë vajzën e tij të moshës 2 vjeçare. Bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt

Reklamë

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë | ATV