Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë më 14 tetor 2025, në stadiumin “Air Albania”. Takimi do të nisë në orën 19:00, sipas njoftimit të bërë nga Federata
Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila ka arritur marrëveshjen me federatën homologe jordaneze.
Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy kombëtareve. Ndeshja e parë është luajtur më 10 tetor 2018 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe është mbyllur me rezultatin 0-0.
Data e takimit përkon me një dritare të lirë ndërkombëtare në kalendarin e FIFA-s, pasi Shqipëria ndodhet në një grup me pesë ekipe në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Përveç miqësores ndaj Jordanisë, kuqezinjtë do të përballen edhe me Serbinë në ndeshjen kualifikuese që do të luhet në Beograd më 11 tetor./ATVLIVE.TV