Shqipëria, ndër zgjedhjet e para të turistëve italianë

Bukuritë natyrore, vlerat arkeologjike e kulturore, investimet në infrastrukturë dhe promovimi që i është bërë Shqipërisë në mediat ndërkombëtare, kanë nisur turizmin e vitit 2023 me rekorde të reja, për sa i përket numrit të vizitorëve të huaj që po udhëtojë drejt bregdetit shqiptar.

Përkatësisht turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipojë, Shën Gjini, Durrës, Vlorë,
Rivierë, Sarandë dhe Ksamil, është mase i frekuentuar.

Këto qytete ofrojnë një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke përmbushur kështu pritshmëritë e sektorit për sa i përket shifrave këtë vit.

Për këtë sezon veror, ajo që bie në sy është se për herë të dytë në pak ditë, revista italiane ka renditur Shqipërinë në krye te destinacioneve të kësaj vere.

Sipas netëve të qëndrimit, sipas shtetësisë, rezulton se turistët italianë janë ata që kanë pushime më “të gjata” në Shqipëri.

Kështu mesatarisht italianët kanë 6.8 ditë qëndrimi dhe 64 për qind e shtetasve që kanë hyrë në territorin shqiptar kanë cituar si arsye pushimet.

Ata kanë edhe shpenzimet më të larta ditore me 81-euro për person.

Avantazhi kryesor që ofron Shqipëria për italianët është afërsia e saj gjeografike, afërsia kulturore, por mbi të gjitha njohja e gjerë e gjuhës.

Për më tepër, ekziston një burokraci e thjeshtë dhe një barrë tatimore prej rreth 15%.

Në Shqipëri me pak para mund të gjesh akomodim të mirë, kushton më pak për blerje dhe shërbimet janë më të lira.

Deti i Shqipërisë, ku plazhet dhe klubet mahnitëse alternohen me ambiente ku mund të relaksohen dhe të kalojnë një pushim të qetë, janë arsyeja pse gjithnjë e më shumë italianë e zgjedhin atë si një destinacion për të bërë pushimet përtej Adriatikut.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri njofton se numri i vizitorëve të huaj në shkurt 2023 është rritur me 54 për qind krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74 për qind më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022.

Ndërkaq viti 2022 ishte më i suksesshmi sa i përket numrit të vizitorëve të huaj, duke arritur shifrën e 7,5 milionë turistëve. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA