Fitoret ndaj Gjibraltarit në miqësore dhe ndaj Letonisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës i kanë dhënë një shtysë të lehtë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, duke ndalur kështu trendin negativ të muajve të fundit.
Kuqezinjtë kishin zbritur deri në vendin e 68-të, pikërisht aty ku trajneri Silvinho mori drejtimin e ekipit pas një viti zhgënjyes 2022 nën drejtimin e Edi Rejës, me vetëm një fitore në të gjitha ndeshjet zyrtare dhe miqësore të atij viti.
Falë rezultateve të fundit në dritaren ndërkombëtare të shtatorit, Shqipëria ka rikuperuar një vend në klasifikim, duke u ngjitur në pozicionin e 67-të dhe duke kaluar sërish Gjeorgjinë.
Ndërkohë, vëmendje të veçantë në renditjen e re të FIFA-s ka marrë edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila ka vazhduar ngjitjen graduale në klasifikim, duke vendosur një tjetër rekord historik.
Pas fitores mbresëlënëse ndaj Suedisë, Kosova renditet tani në vendin e 91-të, diferencë kjo prej vetëm 24 pozicionesh nga Shqipëria — një tregues i qartë i progresit që ka bërë ekipi dardan në arenën ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV