Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj, do të luftojë për medaljen e bronztë pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kupën Evropiane për Seniorë që po zhvillohet në Shkup.
Në repasazh, Zekaj tregoi vendosmëri duke arritur dy fitore të rëndësishme. Fillimisht mposhti garuesin kolumbian Francisco Balanta, ndërsa më pas triumfoi ndaj gjermanit Tim Shmidt.
Edhe në fazat e mëhershme, Shpati tregoi formë të lartë. Në ndeshjen e parë ai fitoi ndaj rumunit Alexandru Sibisan me dy “Yuko”, ndërsa në duelin vijues arriti “Ippon” ndaj italianit Daniele Accogli. Megjithatë, në gjysmëfinale u ndal nga serbi Vidak Maljevic. /ATVLIVE.TV