​Shkolla në Dardhishtë të Obiliqit bëhet me salla të edukatës fizike

Është përuruar sot (e hënë) salla e edukatës fizike, në shkollën “Abdurrahim Gërguri”, në Dardhishtë të Obiliqit. Ndërtimi i saj nisi në vitin e kaluar dhe u realizua me ndihmën e Ministrisë së Arsimit.

Dyert e kësaj salle u hapën nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe drejtori i shkollës, Ismail Shalaku.

Gashi tha se kjo është salla e pestë me radhë që po ndërtohet në këtë komunë dhe se nga viti i ardhshëm është planifikuar të bëhet digjitalizimi i shkollave.

“Nuk është e vetmja kjo, është e pesta me radhë që po ndërtohet në komunën tonë dhe jemi të përkushtuar që ndër objektivat tona ta kemi edhe arsimin si fokus të veçantë. Që nga viti i ardhshëm janë planifikuar edhe digjitalizimi i shkollave, dhe shpresoj që ky projekt do të përmbyllet në të mirën e mësimdhënësve dhe nxënësve”, tha Gashi.

Drejtori i shkollës “Abdurrahim Gërguri”, Ismail Shalaku tha se para një viti i është dhënë gurthemeli kësaj salle, e nga sot do të shfrytëzohet për nxënësit e kësaj shkolle.

“Para një viti kemi dhënë gurthemelin e kësaj salle dhe ja tani u kompletua, dhe siç pe shihni tani kjo sallë i përmbush të gjitha kriteret për nxënësit tanë … Falënderojmë Ministrinë e Arsimit, e cila ka sjellë pajisjet për të gjithë sallën. Kjo sallë iu mundëson nxënësve dhe mësimdhënësve, për një mësimdhënie cilësore“, u shpreh ai.

Drejtori i kësaj shkolle, Ismail Shalaku shpërndau mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e sallës të edukatës fizike./kp

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA