Kalo te përmbajtja
Të fundit

Shabani: Duhet reformë në Bashkësinë Islame, besimtarët të kenë një përfaqësim më të dinjitetshëm

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Shabani: Duhet reformë në Bashkësinë Islame, besimtarët të kenë një përfaqësim më të dinjitetshëm

Gazetari dhe analisti politikë, Zekirja Shabani, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se duhet të reformohet Bashkësia Islame, në mënyrë që sipas tij, besimtarët myslimanë të kenë një përfaqësim më të dinjitetshëm.

“Si besimtarë, ne besojmë se Bashkësia Islame përfaqëson interesat e besimtarëve në Kosovë. Tash, a është Naim Tërrnava, a është Sabri Bajgora, a është dikush tjetër, në krye të atij institucioni, është çështje tjetër që besoj se ka vend dhe duhet me u diskutu edhe duhet me u ndryshu. Kur flasim për këtë që reforma duhet me u ba në fe, unë mendoj se reforma duhet me u ba në Bashkësinë Islame, për shkak të nevojës për përfaqësim më të dinjitetshëm të besimtarëve në Kosovë”, tha Shabani.

Reklamë

Ai tha se është i domosdoshme edhe avancimi i diskutimit për fenë.

“Unë mendoj se është e domosdoshme avancimi i diskutimit për fenë duke fillu nëpër xhamia, do të thotë mënyra qysh ligjërohet për fenë, hoxhallarët, kompetenca e tyre për me diskutu për tema të caktuara, duhet me nisë e me pa Bashkësia Islame se çfarë hoxhallarë ka”, tha Shabani. /atvlive.tv

Reklamë

Shabani: Duhet reformë në Bashkësinë Islame, besimtarët të kenë një përfaqësim më të dinjitetshëm | ATV