Salla e plenare të Kuvendit e Shqipërisë u mbush sërish me tym nga tymueset që ndezën deputetë të opozitës ndërsa zhvillohej seanca e miratimit nen për nen të projektbuxhetit dhe paketës fiskale 2024. Deputetët të cilët nuk u lejuan nga Garda të bllokojnë foltoren nisën t’i bien tavolinave dhe ndezën tymuese ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla hodhi për votim pikat e rendit të ditës.
Seanca plenare e Kuvendit vijoi mes tymit dhe shashkave të hedhura nga deputetë të opozitës. Kuvendi miratoi nen për nen dhe në tërësi buxhetin e vitit 2024 me 74 vota pro dhe 4 kundër.
Kuvendi miratoi me 75 vota pro dhe 2 kundër projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”.
Kuvendi miratoi me 75 vota pro 3 dhe kundër projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Kuvendi miratoi me 75 vota pro dhe 4 kundër projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, shkruan ATSh.
Tensionet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësit të Gardës, nisën që në momentin që në momentin e hyrjes së tyre në Parlament ku iu nënshtruan kontrolleve ndërsa më pas ata vendosën karriget e deputetëve para foltores.