Kalo te përmbajtja
Të fundit

Sergio Ramos drejt rikthimit në Europë, legjenda spanjolle pritet të largohet nga Monterrey në fund të dhjetorit!

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Sergio Ramos drejt rikthimit në Europë, legjenda spanjolle pritet të largohet nga Monterrey në fund të dhjetorit!

Sergio Ramos, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të historisë së futbollit modern, është vetëm një hap larg largimit nga Monterrey dhe synon që në janar të rikthehet në skenën europiane.

39-vjeçari ka njoftuar klubin meksikan për vendimin e tij, ndërsa sipas Fabrizio Romano, Ramos është i hapur të nënshkruajë një kontratë 6-mujore me një klub elitar të Europës për “dritaren e fundit” të karrierës së tij.

Reklamë

Sipas Calciomercato, disa skuadra të Serie A po monitorojnë situatën, dhe Juventusi shihet si një opsion konkret. Bardhezinjtë e kishin konsideruar transferimin e Ramosit edhe sezonin e kaluar pas dëmtimit të Bremer, dhe megjithëse mbrojtja aktualisht është më stabile, përvoja e madhe e spanjollit mund të ishte një vlerë e shtuar për ekipin e Luciano Spallettit.

Megjithatë, me ndryshimet e fundit në drejtimin sportiv dhe qasjen më të rreptë të rekrutimit të vendosur nga Damien Comolli, mbetet e paqartë nëse Juventusi do të hapë dyert për ish-kapitenin e Real Madridit.

Ajo që dihet sigurt është se Ramos dëshiron një sfidë të fundit europiane, dhe muaji janar mund të jetë momenti i rikthimit të tij në futbollin e madh.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Sergio Ramos drejt rikthimit në Europë, legjenda spanjolle pritet të largohet nga Monterrey në fund të dhjetorit! | ATV