Sallova: Arrestimi i sotëm është kërkesë ekskluzive e KFOR-it

Politologu Donik Sallova, në një intervistë në emisionin DIREKT në ATV, tha se arrestimi i sotëm në veri të vendit është kërkesë e KFOR-it.

“Dje ose para dy ditësh KFOR-i ka thënë që përgjegjësit që i kanë sulmuar trupat e KFOR-it duhet të vihen para drejtësisë dhe kjo lloj kërkese, po themi kërkese – llogarie, në mënyrë direkte i drejtohet Policisë së Kosovës. Ata reaguan dhe e kapen njërin që është nga përgjegjësit që i ka organizuar trazirat që kanë prekur dhe kanë lënduar një numër të konsiderueshëm të ushtarëve të KFOR-it. Ndonjëherë koordinimi është edhe sinjal”, tha Sallova.

Ai tha se në veri, sot kishte grupe të ndryshme të infiltruara, të cilat shpërthyen kundër njëra tjetrës.

“Ndonjëherë koordinimi është edhe sinjal. Ato trazira që i pamë sot që ishin më shumë njëlloj ë shpërthimi i serbëve kundrejt njëri-tjetrit përkatësisht shpërthimi i disa grupeve që janë më radikale dhe më të kriminalizuara dhe kundrejt përfaqësuesve të vet politikë, tregon se në veri të Kosovës janë të infiltruara grupe të ndryshme, disa prej të cilave mund të jenë drejtpërdrejt të kontrolluara ose të lidhura me Listën Serbe, të tjera mund të jenë të lidhura me qarqe në Beograd”, tha Sallova.

Ai thotë se Kosovës nuk i mbetet që të presë Serbinë që të pajtohet me normalizimin e veriut, por se që të paraqet insistimin që ta shtrijë sundimin e ligjit edhe atje.

“Me qenë se në veri frekuentojnë grupe kaq të shumta që janë të gatshëm për destabilizim, neve nuk do të na mbetet që të presim që ato të koordinohen e Serbia të pajtohet që ta normalizojë veriun, por do ta paraqesim insistimin tonë që ajo është pjesë e Kosovës dhe ne do ta shtrim ë sundimin e ligjit edhe atje”, tha Sallova. /atvlive.tv

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA