Kandidatja për deputete nga PDK, Sala Jashari, në emisionin COMPASS në ATV, tha se familja e saj dhe një pjesë e madhe e lagjes në Prekaz nuk janë përfshirë në projekt për Kompleksin Përkujtimor të Jasharëve.
Ajo vlerësoi se ndërhyrjet në një vend kaq të ndjeshëm dhe historik duhet të jenë gjithëpërfshirëse.
“Unë mendoj që një udhëheqës i mirë duhet të jetë edhe gjithëpërfshirës. Prekazi është një çështje historike e të gjithëve dhe momentin kur dëshiron të bësh ndërhyrje të atilla, patjetër që duhet të merret vendimi i të gjithëve”, tha ajo.
Ajo shtoi se projekti është bërë me mangësi dhe kërkoi më shumë përfshirje nga Qeveria aktuale.
“Kisha dashur të shihja detajet e gjithçkaje dhe mendoj që në këtë rast i bëj thirrje Qeverisë aktuale që të ketë një gjithëpërfshirje në të gjitha aspektet”, shtoi Jashari.
Intervistën e plotë të saj në emisionin COMPASS e gjeni në videon më poshtë: