Njerëzit mund të përballojnë kushtet më të pafavorshme apo kapërcejnë probleme të mëdha shëndetësore, varësisht nga situata.
Për mbijetesën njerëzore, ekziston një ligj joformal i numrit 3, ku parashihet se; tre minuta pa oksigjen, tre ditë pa ujë dhe tre javë pa ushqim, mund të presin fijen e jetës.
Lidhur me oksigjenin, rregulli i përgjithshëm që zbatohet është se në asnjë rrethanë fryma nuk duhet mbajtur për më shumë se 3 minuta, përndryshe rrezikon dëmtime serioze të trurit.
Sigurisht, qëndrueshmëria e një personi mund të rritet me trajnimin e duhur, si në rastin e zhytësve që kanë aftësinë të përballojnë edhe më shumë se 3 minuta nën ujë.
Trupi ynë përbëhet nga dy të tretat e ujit. Pa të, njeriu është i pamundur të mbijetojë gjatë.
Vetëm tre ditë pa ujë mund të shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore.
Sidoqoftë, kohëzgjatja e saktë që çdo person mund të durojë pa ujë nuk mund të llogaritet.
Nën kushte të mira një person mund të durojë një javë, apo edhe më gjatë, pa pirë një gllënjkë.
Nga ana tjetër, nëse është në kushte të pafavorshme, uji është i nevojshëm para se të përfundojë një periudhë 24-orëshe.
Rekordi mbahet nga Andreas Mihavecz, ku në moshën 18 vjeç ai arriti të mbijetojë për 18 ditë pa një pikë ujë.
Kufijtë e mbijetesës pa ushqim janë edhe më të vështirë për t’u përcaktuar sesa ato të ujit.
Trupi hyn në një proces të vështirë kur i mungon ushqimi, duke përdorur glikogjenin nga mëlçia dhe muskujt për të prodhuar glukozë, transmeton atvlive.tv.
Nëse uria vazhdon, atëherë trupi përpunon dhe konsumon rezervat e tij të yndyrës dhe proteinave.
Të dhënat e vetme në këtë rast janë grevat e urisë. I burgosuri politik, Terence MacSëiney qëndroi 74 ditë pa ushqim para se të vdiste në 1920.
Mbijetesa në errësirë të plotë është në fakt e mundur.
Një rus paranojak mbajti një grup fëmijësh në një bodrum për shumë vite.
Shumica e fëmijëve, përfshirë një 19-vjeçar, nuk e kishin parë kurrë dritën e diellit.
Për sa kohë që nivelet e vitaminës D plotësohen nga burime të tjera përveç diellit, nuk ekziston rreziku i humbjes së jetës.
Ajo që preket ndjeshëm është serotonina, e cila prish gjumin dhe humorin kur mungon nga trupi.
Rastet kur njerëzit kanë vdekur për shkak të pagjumësisë janë shumë të pakta.
Zakonisht, një person gjen një mënyrë për të fjetur para se të jetë vonë.
Në praktikë, duhen disa muaj që mungesa e gjumit të çojë në vdekje.
Disa studime kanë treguar se një person i shëndetshëm mund të mbijetojë pa gjumë për rreth 11-14 ditë në raste emergjente të caktuara, si në raste të humbjes së orëve në një zonë të izoluar apo në disa lloje të kushteve të tjera.
Randy Gardner është ai i cili ka rekord pagjumësi që nga viti 1965 në moshën 17 arriti të mbani sytë hapur për 11 ditë rresht.
Pavarësisht se sa shumë përpiqet një person, në fund ai do të flejë para se të dëmtojë veten./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: