Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Mbetje mortore janë gjetur sot, më 12 nëntor, gjatë gërmimeve në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës.

Mbetje mortore janë gjetur sot, më 12 nëntor, gjatë gërmimeve në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës.

Reklamë

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka njoftuar se aktivitetet e kërkimit në këtë lokacion kishin filluar më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Sipas njoftimit, gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, të cilat kishin vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, pas vazhdimit të kërkimeve dhe gërmimeve, janë gjetur mbetjet mortore, të cilat do t’u nënshtrohen procedurave të ekzaminimit mjekoligjor dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Komisioni ka bërë të ditur se aktivitetet janë realizuar në koordinim me Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorinë e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorin për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte.

“Trajtimi i këtij lokacioni është rezultat edhe i bashkëpunimit rajonal dhe përpjekjeve të përbashkëta për adresimin e rasteve me interes të përbashkët, përfshirë komunikimet me Drejtorinë e Republikës së Kroacisë për Personat e Zhdukur gjatë Luftës Atdhetare, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me familjet e personave të zhdukur me dhunë, Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe qytetarët që kanë kontribuar me informacione të rëndësishme për identifikimin dhe trajtimin e këtij lokacioni”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet dhe qytetarët e përfshirë në këtë proces.

“Ritheksojmë përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Reklamë