Kalo te përmbajtja
Të fundit

Rritet numri i refuzuesve të shërbimit ushtarak në Gjermani

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Rritet numri i refuzuesve të shërbimit ushtarak në Gjermani

Shërbimi ushtarak në Gjermani mbetet vullnetar. Megjithatë, kontrolli mjekësor për meshkujt është i detyrueshëm. Këtë vit numri i refuzimeve të shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje po rritet ndjeshëm.

Që nga hyrja në fuqi e të ashtuquajturit Ligj përModernizimin e Shërbimit Ushtarak në janar, numri i kërkesave për refuzimin e shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje në Gjermani është rritur ndjeshëm. Vetëm në tetor u paraqitën edhe gati 1.900 kërkesa të tjera, sipas të dhënave të Zyrës Federale për Familjen dhe Shoqërinë Civile (BAFzA), që i ka në dispozicion gazeta Rheinische Post.

Reklamë

Nga 1 janari deri më 31 tetor, Zyra ka marrë gjithsej 16.869 kërkesa për refuzimin e shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje, njoftoi një zëdhënëse e saj. Kështu, që nga vera numri pothuajse është trefishuar: deri në fund të qershorit 2026, Zyra Federale kishte raportuar 5.862 kërkesa të marra. Më 30 shtator, ajo numëronte tashmë 14.977 kërkesa, tha zëdhënësja në përgjigje të një pyetjeje.

Një numër dukshëm më i lartë aplikimesh se më parë

Në vitet e kaluara, Zyra Federale kishte regjistruar shumë më pak kërkesa për refuzimin e shërbimit ushtarak për arsye ndërgjegjeje: në 2025 ishin vetëm 3.879, një vit më parë vetëm 2.249. Kërkesa për refuzimin e shërbimit ushtarak nuk paraqesin vetëm rezervistët dhe ushtarët aktivë, por edhe ata që nuk e kanë kryer shërbimin.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermaniështë pezulluar prej vitit 2011. Me hyrjen në fuqi të ligjit të re, prej fillimit të këtij viti vizita mjekësore-ushtarake është e detyrueshme për burrat nga 18 vjeç. Por, edhe pse detyrimi mbetet i pezulluar, shërbimi ushtarak mund të refuzohet paraprakisht për arsye ndërgjegjeje, sipas nenit 4, paragrafi 3, të Ligjit Bazë.

Sipas të dhënave nga qeveria federale, Ligji për Modernizimin e Shërbimit Ushtarak ishte bërë i nevojshëm për shkak të situatës së re në lidhje me politikën e sigurisë në Evropë.

Rritjen e numrit të kërkesave për refuzimin e shërbimit ushtarak ekspertët e shpjegojnë me situatën e tensionuar të sigurisë përballë kërcënimit rus. Sipas vëzhguesve, një rol luajnë edhe raportimet për sjellje të papërshtatshme seksuale në Bundeswehr. /DW

Reklamë