Kalo te përmbajtja
Të fundit

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Komisioni për Legjislacion shqyrton sot kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës do ta shqyrtojë sot vendimin e presidentes Justina Shiroka-Pula për kthimin në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mbledhja e Komisionit është caktuar të nisë në orën 9:30.

Reklamë

Ndryshimet në Ligjin për Specialen ishin miratuar nga Kuvendi më 6 tetor, ndërsa më 22 tetor presidentja Shiroka-Pula e kishte kthyer atë për rishqyrtim, pas një kërkese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte iniciuar këto ndryshime.

Kjo kërkesë e PDK-së për rishqyrtimin e ligjit para dekretimit nga presidentja nuk ishte mbështetur nga të gjithë deputetët e kësaj partie.

Ndryshimet ligjore ishin votuar rreth dy javë pasi Gjykata Speciale dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Reklamë