Ylli brazilian i Real Madridit, Rodrygo Goes, ka dërguar një mesazh të fortë përpara El Clásicos së ardhshme kundër Barcelonës, duke theksuar se skuadra e tij është e vendosur të hakmerret për sezonin e kaluar.
Në një deklaratë për mediat spanjolle, sulmuesi madrilen u shpreh me tone të ashpra:
“Duhet ta mposhtim Barcelonën në El Clásico! Sezoni i kaluar kundër tyre ishte thjesht i tmerrshëm për ne.”
Rodrygo theksoi gjithashtu rëndësinë e ndeshjes që do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu”:
“Kjo nuk mund të ndodhë më. Jemi në shtëpinë tonë dhe duhet të tregojmë kush jemi në të vërtetë.”
El Clásico mes Real Madridit dhe Barcelonës pritet të zhvillohet me tension të lartë, pasi të dyja skuadrat po luftojnë për kreun e La Ligës, ndërsa ky duel mund të ketë ndikim të madh në ecurinë e sezonit.







