Mbrëmë, Melissa McCarthy u ngjit në skenën e “Saturday Night Live” (SNL) për herë të gjashtë dhe nuk solli vetëm humor. E veshur me një “jumpsuit” elegant prej kadifeje të zezë, aktorja dhe komediania e dashur shfaqi dukshëm një figurë shumë më të formësuar, duke çuar fansat dhe rrjetet sociale në një shpërthim reagimesh tejet pozitive.
Reagimet ishin të menjëhershme. Në X (Twitter), një fans shkroi se “shkëlqeu në këtë monolog”, ndërsa të tjerë komentuan se “Melissa McCarthy duket e mrekullueshme!” dhe “Ajo duket fantastike.” Kjo valë mbështetjeje u pasqyrua edhe në Instagramin e SNL dhe platforma të tjera, ku shikuesit festuan transformimin e saj së bashku me energjinë e saj të zakonshme komike.
Sipas raporteve të mediave, transformimi i McCarthy përfaqëson një humbje në peshë prej gati 43 kilogramësh, një ndryshim i madh që i kombinuar me veshjen dhe vetëbesimin e saj në skenë e bëri paraqitjen e saj edhe më goditëse.
Por vëmendja nuk ishte vetëm tek pamja, shumë njerëz lavdëruan monologun e saj, komedinë fizike dhe rikthimin e rrjedhshëm në SNL duke theksuar se performanca, e jo vetëm transformimi, ishte ajo që i magjepsi vërtet shikuesit.
Për McCarthy-n, e cila prej vitesh ka folur hapur për imazhin trupor dhe pranimin e vetvetes, ky moment mund të përfaqësojë më shumë se një ndryshim pamjeje, është një deklaratë e një rrugëtim personal sipas kushteve të saj dhe një përqafim i çdo versioni të vetes që e bën të ndihet mirë.







