spot_imgspot_img
spot_img

Rikthehen në shkollë 20 nxënës të shkollës ‘’Zenel Hajdini’’

Pas afro tre javësh mungesë, rreth 20 nxënës të klasës së dytë të shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë janë rikthyer në bankat shkollore.

Ata nuk filluan mësimin më 1 shtator, pasi prindërit kundërshtuan ndërrimin e mësueses.

Prindërit thonë se kërkesa e tyre mbetet e njëjtë dhe për realizimin e saj do të vazhdojnë të ndjekin rrugët ligjore, por pa i dëmtuar fëmijët, transmeton ATV.

“Na kemi me vazhdu prapë me ankesa e shkresa të ndryshme me i dërgu te Avokati i Popullit, me kqyr çka po na thonë edhe ata, edhe me vazhdu me procedura të tjera çka është e nevojshme”, tha njëra prej prindërve.

Gjatë kësaj kohe thonë se u përballën me presionit dhe kërcënimeve për padi nga drejtoresha e shkollës dhe nga drejtoria e arsimit e komunës së Prishtinës.

“Na nuk kemi qenë asnjëherë të pajtimit, as nuk jemi. Fëmijët i kemi pru me vendim tonin, jo me vendim ose me kërcënim të tyre, që na kanë kërcënu prej drejtoreshës së shkollës, prej Drejtorisë së Arsimit, Inspektoratit, që na kanë dhënë tre ditë afat, përndryshe ngrisin padi kundër neve, po ato s’i kemi marrë parasysh”, tha njëra prej prindërve.

Derisa Drejtoresha e shkollës nuk komentoi pretendimet e prindërve, Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, mohon se ndaj prindërve ka pasur ndonjë kërcënim, transmeton ATV.

“Asnjëherë s’kemi diskutuar për çështjen e padisë. Në procedurë të rregullt, siç e përmenda edhe më parë, shkon njoftimi për Qendrën për Punë Sociale, të cilët pastaj marrin përsipër ndërmjetësimin me prindërit për të kuptuar arsyen pse po ndodh, dhe hapi i fundit do të ishte kalimi i rastit në polici”, tha Shahini.

Drejtori i qendrës për punë sociale në Prishtinë, Bajram Shala tha për ATV-në nëpërmjet telefonit se me prindërit vetëm kanë biseduar për ketë çështje por nuk është kompetencë e tyre të ndërhyjnë në rast./ATV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA