Rihanna diskutoi për natyrën “izoluese” të famës në kopertinën e saj për revistën Harper’s Bazaar.
Ajo shpjegoi se, së bashku me familjen e saj, preferon të jetojë mes njerëzve, duke mos lejuar që të tjerët t’ia kufizojnë këtë përvojë.
“Na pëlqen të hamë me njerëzit, të bëjmë pazar me ta, të ecim në rrugë si të gjithë të tjerët. Nuk më pëlqejnë dhomat private, nuk bëj që dyqanet të mbyllen për mua. Nuk dua një jetë si e Rapunzel-it,” tha ajo për revistën. “Është shumë izoluese, shumë e vetmuar. Dhe nga çfarë po mbrohem unë?”
Rihanna, e cila është në një lidhje me reperin A$AP Rocky që nga viti 2019, shtoi se të dalin bashkë në vendet e zakonshme të lagjes dhe të argëtohen nëpër lokale është një aspekt i rëndësishëm i jetës së tyre.
“Kjo është diçka e madhe për ne dhe veçanërisht për të,” tha ajo. “Ai gjithmonë më kujton se, pavarësisht vështirësive në jetën tonë, në karrierë dhe si prindër, duhet të mos harrojmë se dikur ishim thjesht miq që kënaqeshim së bashku.”/NO FILT/