spot_imgspot_img
spot_img

Rasti i gazit lotsjellës rikthehet në Gjykatë, a do të sjellë Policia të gjithë me detyrim në Gjykatë?

Sot, me fillim nga ora 10:00, në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018.

Urdhëresa për sjellje me detyrim në Gjykatë për ministrin në detyrë dhe deputetët e VV-së mund të ekzekutohet nga Policia e Kosovës, e cila mbetet aktive, konfirmoi për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, është duke u zhvilluar procedura penale kundër të pandehurve, D.M., XH.S., S.Z., dhe F.P.D, për shkak që secili veç e veç kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 1 dhe veprës penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyres zyrtare nga neni 409 paragrafi i KPRK-së”.

“Gjyqtari i kësaj çështje penale, për shkak se të pandehurit F.P.D, S.Z., dhe XH.S kishin munguar në seancën e datës 16.09.2025 dhe mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar, ka vendosur jashtë seancës dhe ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim kundër të pandehurve F.P.D, S.Z., dhe XH.S. Gjykata ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale për të siguruar prezencën e të pandehurve në seancën e radhës”, deklaroi Gashi.

“Urdhëresën do ta ekzekutoj Policia e Kosovës”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA