Kalo te përmbajtja
Të fundit

Qytetet franceze të qeta gjatë natës pas vendosjes së orës policore

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Qytetet franceze të qeta gjatë natës pas vendosjes së orës policore

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, ka deklaruar se nata ka kaluar e qetë në disa qytete të Francës, pas vendosjes së orës policore për të parandaluar trazirat dhe plaçkitjet.

Masat u zbatuan në disa qytete, përfshirë Parisin, Marsejën, Bordonë, Nicën, Lionin dhe Lilën, duke kufizuar lëvizjen e të rinjve dhe tubimet në zona të caktuara.

Reklamë

Lecornu falënderoi policinë dhe xhandarmërinë për zbatimin e masave, duke shtuar se vendimet për vazhdimin e orës policore do të merren në varësi të nevojave në terren, raporton CNN.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, pranoi se policia kishte humbur kontrollin në disa qytete. Ai ofroi dorëheqjen të hënën, por presidenti Emmanuel Macron e refuzoi atë.

Sipas zyrtarëve, më shumë se 2 mijë e 500 persona janë arrestuar që nga fillimi i trazirave, ndërsa rreth 1 mijë policë janë plagosur.

Protestat nisën muajin e kaluar nga studentët, të cilët kërkonin kushte më të mira shkollore, por më pas u zgjeruan duke përfshirë sindikata dhe grupe të tjera protestuesish.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’