Qeveria e Kosovës ka ndarë premio për Kombëtaren e Kosovës,e cila arriti të siguroj fazën e play-off-it për kualifikim në botërorin e vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë.
Në mbledhjen e mbajtur Qeveria ka ndarë 250 mijë euro për kalimin në play-off,teksa për fitore ndaj Sllovakisë 500 mijë euro kurse për kualifikim në botëror ka ndarë rreth 1 milionë euro premio.
Përndryshe kryeministri në detyrë Albin Kurti në mbledhje ka deklaruar se në fazën e rradhës Kombëtarja e Kosovës do të hyj me vetëbesim,kurse besimin do ta shpërblejmë me zotimin për lojtarët dardanë.
“Në fazën e radhës hymë me plot vetëbesim, besimin tonë në ta po e shprehim me zotimin tona për ta. Së pari, në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim prej 500 mijë euro dhe së dyti në rast kualifikimi në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milionë euro tjera shpërblim”
Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës në fazën e play-off-it për botërorin e vitit 2026 do të takohet kundër Sllovakisë,kurse në rast se kalon këtë pengesë në finale do të takohet kundër fituesit nga ndeshja Turqi-Rumani.







