Kalo te përmbajtja
Të fundit

Qerkini i quan të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Qerkini i quan të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, raporton EO.

Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

Reklamë

Ndërsa, për arsyen e bastisjes, Qerkini ka thënë se nuk është bërë e ditur, vetëm se është bërë “për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.

“Siç është raportuar nga mediet, Dhomat e Specializuara kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë. Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova për procedura të Dhomave të Specializuara. Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”.

“Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme kur lëshon urdhra për bastisje sepse cenohet privatësia. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë. Rasti nuk është bërë i ditur, vetëm është thënë se për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.

“Nuk kanë kërkuar asgjë specifike, kanë marrë disa dokumente të cilat janë publike, pra nuk ka pasur nevojë të bastiset fare. Prandaj thashë që bastisja ka qenë e kotë”, ka thënë ai.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Qerkini i quan të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu | ATV