Aktivistja e të drejtave të grave, njëherësh edhe sociologe dhe poete Sibel Halimi në vazhdimësi ka ngritur zërin për pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri dhe të drejtave të saj.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “LIBERO” ku foli për sa i takon kësaj tematike dhe mes tjerash përmendi edhe barazinë gjinore sa i përket punëve të shtëpisë, duke potencuar se ato nuk janë vetëm të grave dhe duhet të paguhen.
“Punët e shtëpisë nuk janë vetëm të grave… Puna të cilën gratë e bëjnë në shtëpi duhet të jetë e paguar, shteti duhet të njohë punën e pa paguar të grave, sepse ekzistojnë gra të cilat e lënë pas veten dhe karrierën e tyre si pasojë e kryerjes së punëve të shtëpisë …”, shtoi ajo
Sibeli, gjithashtu nuk la pa përmendur edhe të drejtat e grave për trashëgimi, e po ashtu ju bëri thirrje të gjitha grave të luftojnë për të drejtat e tyre dhe ta ngrisin zërin kundrejt çdo padrejtësie që ju bëhet.
Vlen ta theksojmë se në Kosovë, vetëm katër për qind e grave deri me tani kanë gëzuar të drejtën për trashëgimi.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: