Java e dytë e ProCredit Superligës sjell përballje mjaft interesante, ku derbi i javës zhvillohet të dielën ndërmjet dy skuadrave verdhezi: GO+ Pejës dhe Golden Eagle Yllit.
Pejanët e nisën kampionatin me një fitore të madhe në udhëtim ndaj Trepçës, ndërsa Ylli u mposht në shtëpi nga Sigal Prishtina. Përballja do të luhet në Therandë, pasi palestra në Pejë është e zënë për shkak të numërimit të votave nga zgjedhjet Lokale. Në të njëjtën arsye është zhvendosur edhe ndeshja tjetër, Bashkimi – Rahoveci 029.
Bashkimi, që debutoi me një fitore të bindshme ndaj Vëllaznimit, përballet me Rahovecin 029 – skuadër e re në elitë, por që në xhiron e parë tregoi forcën duke mposhtur Borën.
Një tjetër ndeshje interesante zhvillohet në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku Vëllaznimi dhe Trepça kërkojnë fitoren e parë të sezonit, pas humbjeve në xhiron hapëse.
Java përmbyllet të hënën me sfidën prishtinase mes Sigal Prishtinës dhe Borës – një përballje që edhe sezonin e kaluar solli duele të forta dhe emocionuese, dhe e njëjta pritet edhe këtë herë në kryeqytet.
Orari i ndeshjeve – Java e 2-të
E diel
16:00 | GO+ Peja – Golden Eagle Ylli
19:00 | Bashkimi – Rahoveci 029
19:00 | Vëllaznimi – Trepça (në Mitrovicë)
E hënë
19:00 | Sigal Prishtina – Bora /ATVLIVE.TV