Pas dorëheqjes së trajnerit Shpëtim Babaj, ekipi Prishtina e Re ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit të parë. Klubi nga kryeqyteti njoftoi se Qendrim Kida ka marr detyrën e kryetrajnerit.
Sipas njoftimit të klubit, ky vendim është pjesë e strategjisë së re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe rikthimin e mentalitetit fitues.
Njoftimi i klubit:
“Emërimi i Qendrim Kida si Kryetrajner i ekipit të parë vjen si hap i rëndësishëm në procesin e ristrukturimit. Klubi beson se me angazhimin e tij hapet një kapitull i ri drejt stabilizimit dhe progresit.”
Prishtina e Re shprehet e bindur se përmes punës, disiplinës dhe bashkëpunimit, skuadra do të rikthehet në nivelin që synon dhe meriton.
Në fund, klubi i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese trajnerit të ri në detyrën e tij.
Kujtojmë se Prishtina e Re mban vendin e fundit në tabelën e Superligës, me vetëm 9 pikë nga 14 ndeshje. /ATVLIVE.TV








