“Prioritet në shërbime”, mbi 3 mijë policë iu nënshtruan shërbimeve mjekësore

Përgatiti: Alma Hysenaj

Në institucionet publike shëndetësore, brenda këtij viti, mbi 3 mijë pjesëtarë të Policisë dhe Njësisë Speciale iu nënshtruan kontrolleve mjekësore sistematike dhe periodike, ndërsa mbi 2 mijë rekrutë të rinj iu nënshtruan kontrolleve mjekësore psikologjike.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, i cili mes tjerash tha se për të njëjtit do të vazhdojnë shërbimet edhe në vitet në vazhdim.

“Ajo që është më e veçanta e këtij viti, për 150 për qind kemi shtim të pjesëtarëve policorë në shërbimin shëndetësor. Pavarësisht angazhimit si menaxhment,, falënderoj secilin pjesëtarë për shërbimet që kanë bërë. Me të gjitha organe që kemi bashkëpunim, të jenë në gatishmëri për të ofruar këto shërbime edhe në vitet vijuese”, tha Hajdari.

Veç kësaj, Hajdari potencoi se kategoritë e sistemit të sigurisë kanë prioritet, dhe se për ta evitohet lista e pritjes.

Ndërkaq duke vlerësuar përkushtimin e stafit mjekësor ndaj zyrtarëve policor, Drejtoresha e Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Lindita Kajtazi tha se bashkëpunimi me institucionet publike shëndetësore ka ndikuar pozitivisht në mirëqenien e tyre.

“Ofrimi i shërbimeve mjekësore kanë ndikuar në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore të të gjithë pjesëtarëve, zyrtarëve të Policisë së Kosovës”, tha Kajtazi.

Në vitin 2023, Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar nënshkruan marrëveshje për dhënien e shërbimeve mjekësore me prioritet për zyrtarët policorë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA