Politikanja e LDK-së publikon fotografinë e fëmijërisë së saj, e vetmja e shpëtuar nga lufta

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, profesoreshë universitare dhe ish-analistja politike, Jehona Lushaku-Sadriu ishte e ftuar të hënën në një intervistë me një rrëfim të veçantë të jetës së saj në “LIBERO”.

Lushaku rrëfeu pjesën e fëmijërisë së saj, duke ndarë fotografinë e saj të vetme, të cilën asaj i ka mbetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Na është djegur shtëpia gjatë luftës dhe kam humbë të gjitha biografitë, ditarët, më duket e çuditshme sa herë që pyetem për fëmijërinë sepse nuk kujtojë momente, nuk kemi fotografi as materiale”, tha Lushaku.

Ndërkohë, Lushaku ndau dhe pjesën e vështirë të punës së prindërve së saj, të cilit ishin mësimdhënës, e që një pjesë të madhe të kohës e shpenzonin duke punuar edhe në shtëpia private, por pjesa e bukur ishin gjyshërit e saj.

“…Prindërit i kemi arsimtarë, na kanë rritur me shumë sakrifica, në kuptimin që kanë dhënë shumë dhe kanë shpenzuar kohë në shkollë, e ne kemi përfunduar te gjyshërit… I kujtojë ushqimet e gjyshes, i dua shumë”, shtoi ajo.

Mes tjerash, ajo kujtoi dhe kohën e “kolonës së vdekjes” siç e quajti Lushaku, kur ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë i detyroi të largoheshin nga Prishtina me familjen e saj, e që kaluan rreth 20 ditë në male e fshatra të ndryshëm.

Studimet për shkenca politike dhe gjuhën gjermane i përfundoi në Berlin të Gjermanisë, ku i mori hapat e saj drejtë politikës së një vendi demokratikë.

“…Për shkak të kontakteve ndërkombëtare, m’u dha mundësia të bëjë specializim në Deutsche Welle (televizion në Berlin), nga zyra e ambasadës së Gjermanisë në Kosovë… U integrova në nivele politike të Gjermanisë”, deklaroi Lushaku.

Kujtojmë se, Jehona Lushtaku është edhe ligjëruese e shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

Për të shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA