Policia e Kosovës ka publikuar sot një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon informata që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit që shihet në fotografinë e publikuar nga Policia.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën ‘Vjedhje’,” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia fton të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e personit të dyshuar të kontaktojnë përmes numrit të telefonit 192 ose në emailin zyrtar [email protected].







