Kalo te përmbajtja
Të fundit

Përkundër problemeve në KQZ, Jashari beson se legjitimiteti i zgjedhjeve nuk është i cenueshëm

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Përkundër problemeve në KQZ, Jashari beson se legjitimiteti i zgjedhjeve nuk është i cenueshëm

Avokati Arbër Jashari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pavarësisht gabimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), vota e qytetarëve është e sigurt dhe legjitimiteti i procesit zgjedhor nuk vihet në dyshim.

Sipas tij, problemet e evidentuara në procesim dhe përpunim të të dhënave mund të ndikojnë në besimin e publikut, por nuk e cenojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Reklamë

“Është punë e keqe e KQZ-së, e cila jep një shije të keqe procesit zgjedhor dhe ngjall njëfarë mosbesimi, por prapë se prapë mendoj që vota e qytetarëve është e sigurt. Nëse janë bërë gabime në procesim ose përpunim të dhënave, ato janë teknike. Regjistrat janë, gjithçka është në rregull dhe legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve nuk besoj që është i cenueshëm”, tha Jashari.

Ai tha se megjithëse këto çështje nuk ndikojnë në legjitimitetin e zgjedhjeve, ato dëmtojnë perceptimin publik dhe rrisin shqetësimet e qytetarëve për procesin zgjedhor.

“Kjo formë e zbeh në masë të madhe besimin. Edhe vota është diçka shumë e ndjeshme, shumë sensitive. Njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen dhe të jenë të brengosur se çka po bëhet me votën e tyre”, u shpreh Jashari.

Deklaratën e plotë të Arbër Jasharit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Përkundër problemeve në KQZ, Jashari beson se legjitimiteti i zgjedhjeve nuk është i cenueshëm | ATV